Tiranë,7 gjimnaze vizitojnë kryeveprat
e 900-ës, i pranishëm Alberto Cutillo

Tiranë,7 gjimnaze vizitojnë kryeveprat<br />e 900-ës, i pranishëm Alberto Cutillo
TIRANE-Nxënësit dhe mësuesit e 7 shkollave të mesme të kryeqytetit kanë organizuar në mesditën e kësaj të mërkure një takim me Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo, e zëvendësministren e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, lidhur me ekspozitën “Kryevepra të Nëntëqindtës Italiane”.
 
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit promovues për vizita të organizuara në Galerinë Kombëtare të rreth 5.000 nxënësve që studiojnë gjuhën italiane. Ambasadori Cutillo foli se ky takim bëhet me qëllim nxitjen e lidhjes me artin italian.
 
“Kjo është një iniciative e ambasadës italiane me shkollat shqiptare për të aktivizuar dhe stimuluar të rinjtë për krijimtarinë e tyre artistike dhe formimin kulturor. Veprat italiane të ‘900-s kanë qenë një eksperiencë e përcjellë në të gjithë botën e artit. Në Shqipëri ka 5 mije nxënës që studiojnë gjuhën italiane, dhe studimi i gjuhës gjithmonë është i lidhur me kulturën përkatëse. Ky projekt u jep mundësi të rinjve që të njohin vlerat më mira të artit italian. Ka shumë studentë shqiptarë që kanë pasion pikturën dhe ata mund ta përmbushin kulturën e tyre artistike me shembullin mjeshtërve të artit të 900-ës. Emocionet e tyre krijojnë lidhje konkrete me veprat. Kjo është një mundësi për të shkëmbyer dhe transmetuar përvojat kulturore mes dy vendeve”, tha Cutillo.
  
Mbi 100 nxënës të talentuar të Shkollave të Mesme “Ismail Qemali”, “Asim Vokshi”, “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa”, “Jordan Misja” si dhe të shkollave “Pjeter Budi” e “Shkolla e Kuqe”, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve kanë shkruar nga një ese për veprat dhe autorët e 900-es, shumica e të cilëve e kanë prezantuar në gjuhën italiane në prani të ambasadorit Cutillo dhe pjesëmarrësve.
 
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sporteve Nora Malaj u shpreh se vizita e nxënësve në kryeveprat e 900-ës janë një pjesë e edukimit shkollor.
 
Për të pasinonuarit pas artit ishin ekspozuar edhe aksesorë si shalla, çanta, stilolapsa dhe kartolina e albume me veprat e autorëve të mëdhenj italianw Giorgio de Chirico, Felice Casorati, Vittorio Grassi, Giacomo Manzù, Alberto Savinio e të tjerë.

[gallery]21275[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore