TIRANE- Tetë mijë banorë të kryeqytetit nga dita e sotme mund të ndjekin procedurat për tu pajisur me tapitë për apartamentet që kanë blerë pa dokumentin e hipotekimit.
Pas miratimit nga parlamentit të aktit normativ i qeverisë i hartuar në bashkëpunim me Bashkimë e Tiranës bëhet i mundur fillimi i këtij procesi hipotekimi.
"Mbajtëm premtim që qytetarët të mos mbeten peng nga njëra anë e ndërtuesve dhe përgjegjësisë së pashmangshme të pushtetit vendor për të kontrolluar punimet. Kjo fazë është tejkaluar dhe tani është mbajtja e premtimit për të legalizuar këto apartament..
Nuk mbajmë më peng 50 mijë banorë të 11 mijë apartamenteve të pahipotekuara vetëm sepse ndërtuesi nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit dhe bashkia nuk ka kontrolluar në kohë punimet”- tha Lulzim Basha në një konferencë për shtyp në prani të drejtuesit të shoqatës së ndërtuesve.
Me miratimin e aktin normativ Basha tha se dorëzohen 36 objekte që përfaqësojnë afro 2000 apartamente. Sipas kryetarit të bashkisë “59 dosje janë regjistruar dhe dorëzuar në bashki për proces hipotekimi, nga këto 24 ka përfunduar hetimi dhe 23 janë në proces verifikimi."
Ai bëri thirrje dhe për 12 subjekte që nuk kanë aplikuar akoma për legalizimin e 12 ndërtesdave të larta, ta bëjnë sa më shpejt. Basha tha se ky proces i hap rrugën për hipotekimin edhe të 260 objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi por që kjo leje është shkelur gjatë ndërtimit.
Kryesisht objektet që do të hipotekohen janë ndërtuar gjatë vitit 2001- 2008 dhe ky proces nuk legalizon shtesat e ndërturara jashtë sipërfaqes së vendosur në lejen e ndërtimit.
Basha tha se është proces i limituar në kohë dhe në objekte dhe nuk ka më shans që asnjë metër katror i hartuar jashtë legjislacionit të përfitojë.
“Çdo objekt që nuk përputhet me kushtet ligjore e pret fundi i sigurtë, ai i trajtimit sipas ligjit. Kjo është çështje kohe."- tha Basha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com