Tiranë, acid në fytyrë 27-vjeçares
menaxhere në call-cente

Tiranë, acid në fytyrë 27-vjeçares<br />menaxhere në call-cente
TIRANE-   Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ndodhi mëngjesin e sotëm (e martë 27 gusht 2013), kur një vajzë 27 vjeçe e quajtur Vilma Dule është sulmuar me acid, i cili i ka shkaktuar dhe djegie të rënda.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes  përballe Fakultetit të Inxherisë së Ndërtimit, ngjitur me atë që njihet si pallati i Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.

SULMI
Rreth orës 08:00 27 vjeçarja e identifikuar si Vilma Dule ka qenë duke shkuar në punë nën shoqërinë e kushërirës së saj (vajza e xhaxhait).

Ajo punonte si menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë "Tregi Marketing". Kjo kompani operonte dhe në fushën e call-center në Tiranë. 

Kushërira e saj, e cila ka qenë me Vilmën në momentin e sulmit, i ka thënë gazetarit të A1 Report, Granit Sokolaj se sulmi me acid ka ndodhur poshtë pallatit ku banote Vilma, ku agresori e kishin pritur derisa të dilte.

vilma dule
(Në foto vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe shishet me ujë që banorët ndihmuan Vilma Dulen)

Kushërira e saj e parë, e cila në atë moment gjendej me të, si dhe disa fqinj i kanë ardhur në ndihmë, duke u munduar që ta freskojnë me ujë apo t'i pastrojnë me ujë plagët e shkaktuara nga acidi.  

DJEGIE TE SHKALLES SE TRETE 
 Menjëherë e reja me origjinë nga Vlora dhe banuese në kryeqytet, është dërguar në repartin e djegieve në QSUR, ku ndodhet në gjëndje të rëndë. Mjekët thonë, se diegia është e shkallës së tretë. Ajo ndodhet në reanimacion nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa adici ka qenë i ftohtë dhe i një lloji shumë të fortë. Po sipas mjekëve, pas pak ditësh mund të mësohet, nëse 27 vjeçarja do të ketë pasoja në fytyrë, në lidhje me shenjat që mund t'i lëjnë djegiet.  Vajza ka dëmtime të shumta në fytyrë, kraharor dhe krahë. 

PISTAT E HETIMIT
Ende nuk ka një motiv të qartë në lidhje shkaqet e këtij sulmi ndaj vajzës, por Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po hetojnë në dy pista.

Njëra ka të bëjë me detyrën e saj, si menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë call center "Tregi Marketing". Për shkak të lëvizjeve të fundit në punë që mund të ketë bërë Dule, është ngritur dhe pista e parë, gjë për të cilën janë shoqëruar 11 persona, të gjithë pjesë e call centerit në fjalë.

Pista e dytë ka të bëjë me jetën e saj private. Edhe për këtë pistë, policia ka shoqëruar tre persona, pjesë e shoqërirë së saj. Si e dëmtuara, ashtu dhe kushërira e parë e saj që e shoqëronte, nuk e kanë ndihmuar policinë, pasi sipas dëshmive të tyre, nuk e kanë njohur personin që e sulmoi 27-vjeçaren Vilma Duke me acid. 


Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur disa muaj më parë në qytetin e Vlorës, kur një gjykatëse u sulmua me detergjentë pllakash në fytyrë. Sulmi ndaj Mirela Mishgjonit kishte lidhje me detyrën e saj dhe rezultoi se autori ishte një i ri, të cilin ajo e kishte dënuar për vjedhje.
 

Lajmi në përditësim të vazhdueshëm, fillimish u publikua në orën 10:30

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet