TIRANË - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy njerëzve është regjistruar në afërsi të sheshit "Shqiponja" tek rrotullimi i doganës në kryeqytet.

Dy automjete, tip Benz, janë përplasur, ndërsa dyshohet se shkak i këtij aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej drejtuesve.

Si pasojë e përlasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesit e autoveturave, të cilët janë dërguar pranë Spitalit Ushtarak, ndërsa mësohet se gjendja e njërit prej tyre paraqitet e rëndë, si dhe ka pasur dëmtime materiale.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanve të plota të aksidentit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)