Tiranë, akt vandal ndaj biçikletave
Ecovolis, bashkia hesht

Tiranë, akt vandal ndaj biçikletave<br />Ecovolis, bashkia hesht
Tiranë - Ecovolis për të disatën herë është objekt i grabitjes së biçikletave me të cilat prej vitesh lëvizin shumë prej qytetarëve të Tiranës, dhe për më tepër nuk ka as mbrojtjen nga Bashkia e kryeqytetit. Dhjetë biçikleta të shoqatës janë grabitur pranë stadiumit Dinamo rreth orëve të vona dhe administrueset e kësaj pike shprehen se grabitësit kanë qënë të droguar dhe i kanë vjedhur bicikletat dy e nga dy, duke lënë tek ky stacion i shkatërruar vetëm 5 prej tyre.

"Ka ndodhur jo te stacioni këtu te Dinamo, por ka ndodhur tek universiteti shumë herë. ka ndodhur kur ka bërë Ecovolis 1 vit, por jo të kenë humbur biçikletat, por i kanë prishur", shprehet për A1Report përgjegjësja e pikës së Ecovolis te stadiumi Dinamo.

Është bërë edhe një denoncim në polici, por që ende nuk ka një reagim. Pranë këtij stacioni ka ardhur vetëm një polic i cili ka qënë i sektorit të kriminalistikës, i cili thotë jashtë kamerave se kjo është një zonë shumë e rrezikshme, në të cilën gjen shumë të alkoolizuar dhe të droguar, por ai ka thënë se po merren në shqyrtim të gjitha provat në shënim për të studiuar rastin dhe për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme dhe për tu vënë në ndekje të autorëve që grabitën bicikletat.

Edhe për këtë rast Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për të vënë në mbrojtje një prej shërbimeve që i ofrohen qytetarëve të saj.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon