TIRANE-Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u konstatua se kryente aktivitet të palejuar të lotarive, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar regjistrimi në emër të një shoqërie kazinoje.
Në prangat e bluve ka rënë 27-vjeçari A.B, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 15.02.2017, në Rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht, gjatë një kontrolli të ushtruar në një sallë lojërash në administrim të tij, u konstatua aktivitet i palejuar i lotarive, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar regjistrimi në emër të një shoqërie kazinoje.
Sipas burimeve të policisë u gjetën dhe u sekuestruan 12 aparate elektronike të lojërave të fatit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com