Tiranë, alarm i rremë për bombol
shpërthyese në banesën e policit

Tiranë, alarm i rremë për bombol<br />shpërthyese në banesën e policit
TIRANË - Një telefonatë në polici ka bërë të alarmohet policia për praninë e një bombole gazi, e lidhur me detonator, në banesën e një polici. Ngjarja në orët e sotshme të pasdites në rrugën “Irfan Tomini” tek lagjja "Tirana e Re" në kryeqytet.
 
Siç informoi fillimisht nga terreni gazetari i "A1 Report", Arsen Rusta, aty kanë mbërritur shërbime të shumta policore, ekspertë të të cilave, pasi e kanë gjetur bombolën dyshuese e kanë izoluar dhe kanë larguar banorët. Banorë jo vetëm të familjes së policit dhe të disa shtëpive private pranë, por edhe të pallateve afër.
 
Ndërkohë, polici për të cilin dyshohet se është vënë bombola është Llesh Vuka, punonjës i komisariatit numër 2 në Tiranë, tek sektori i ruajtjes së objekteve në Ambasadën palestineze. 

Siç mësohet nga burime policore, ka qenë Vukaj ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë, duke lajmëruar se sapo ka hyrë në shtëpi ka gjetur bombol dyshuese shpërthyese.

Por pasi policia ka përfunduar ekspertizën ka rezultuar se nuk bëhej fjalë për detonator, por magnet.

Teksa nuk janë gjetur gjurmë të personave të tretë në banesë dhe lëndë plasëse, policia dyshon se kemi të bëjmë me alarm të rremë, ndoshta të dhënë nga vetë polici Vukaj.

lleshvukaj1
(Në foto: Polici Llesh Vukaj, duke folur për gazetarët pas alarmit të rremë për detonator plasës në banesë)

pallat i policit
(Në foto: Hyrja e apartamentit të policit Llesh Vukaj)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime