Mësohet se gjatë këtij operacioni deri tani është shoqëruar një kosovar dhe një shqiptar të cilët akuzohen se rekrutonin besimtarë myslimanë për t’i dërguar si luftëtarë në Siri, përkrah rebelëve kundër regjimit të Assad, si xhihadistë
Aksioni i seksionit antiterror dhe DFPO-së është shtrirë pranë zonës së njohur si ish-Frigoriferi.
Bëhet e ditur se të shoqëruar si pjesë e grupit të xhihadistëve është Altin Demirlika dhe shtetasi Kosovar Burim Ballazhi. Pas verifikimeve nga policia, mësohet se shtetasi shqiptar Altin Demirlika është lënë i lirë, ndërsa Burim Ballazhi është mbajtur nën arrest.
Problemin e rekrutimeve për dërgimin e njerëzve të thjeshtë si luftëtarë në Siri, për Xhihad, është hasur edhe nga autoritetet e shtetet fqinje si në Maqedoni dhe Kosovë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)