Tiranë/ Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës mbi masën e arrestit

Tiranë/ Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës mbi masën e arrestit

Ilir Meta

TIRANË - Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor në orën 10:00 për shqyrtimin e ankimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta mbi masën e sigurisë arrest në burg.

Ndërkohë më herët përmes shortit është caktuar edhe gjyqtarja Igerta Hysi e cila do të shprehet mbi kërkesën e kundërshtimit të masës, raporton gazetarja Keti Banushi.

Ilir Meta e ankimoi nw Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallws sw Parw mw datw 4 nwntor. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjokutaj tha se vendimi është një ‘thashethem’.

Masa e sigurisë ndaj Ilir metës dhe Kryemadhit u dhanë më 23 Tetor nga GJKKO, "arrest me burg" për të parin dhe "detyrim paraqitjeje" për të dytën. Meta u arrestua më 21 Tetor, pranë "Kthesës së Kamzës", teksa po kthehej nga Kosova. Meta po hetohet për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. 

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)

Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)