Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar në kundërshtim me ligjin lojëra fati.
Në pranga kanë rënë B. H., 41 vjeç pronar i një lokali në rrugën “Niko Avrami”, punonjësi R. K., 21 vjeç dhe administratori i një lokali në rrugën “Fauk Kulla” E. G., 36 vjeç.
Në gjendje të lirë po hetohen dy persona M. L., 21 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive.
“Tiranë/Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohen 3 shtetas, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale.
Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive (njëri prej tyre, i mitur).
Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive, me celularë.
Për këtë veprimtari u arrestuan pronari dhe punonjësi në lokalin në rrugën “Niko Avrami”, shtetasit B. H., 41 vjeç dhe R. K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit në rrugën “Faik Kulla”, shtetasi E. G., 26 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokaleve, konkretisht për një 17-vjeçar dhe për shtetasin M. L., 21 vjeç.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Komente









