TIRANE - Efektivët e Kryeqytetit kanë shoqëruar në polici 6 persona të cilët ishin duke punuar për ndërtimin e një shtese pallati në katin e parë në kryeqytet në zonën pranë sheshit  Wilson por që nuk ishte i pajisur me lejen e nevojshme.


Policia pas verifikimit se shtesa po ndërtohej pa leje, ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 Të 6 personat që ishin duke punuar.  

Duke u nisur nga rasti i sotëm policia u bën thirrje qytetarëve, të mos abuzojnë dhe të mos punojnë në objekte që nuk janë të pajisur me leje ndërtimi apo shtese në mënyrë që të mos përfundojnë në burg.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)