/ATSH/ - Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e 3 shtetasve, të cilët akuzohen për grabitje me armë. Shtetasit e arrestuar janë Markel Balezi, 29 vjeç, Ahmet Alla, 28 vjeç dhe Ramazan Sina, 20 vjeç.
Personat e vënë në pranga mësohet se kishin kryer vjedhje me armë ndaj 3 shtetasve të cilët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre, në vendin e quajtur Lapidari i Saukut. Nën kërcënimin e pistoletës, ata u kanë vjedhur 2 aparate celulare iPhone 5 dhe një sasi lekësh.
Policia po punon për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të kryer nga këta shtetas.