TIRANË- Policia arreston autorin e disa vjedhjeve seriale në Tiranë. Uniformat blu kanë ndaluar Silvester Sylaj lindur në Vlorë dhe banues në kryeqytet pasi 20-vjeçari akuzohet se nën kërcënimin e armës ka kryer 8 vjedhje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Silvester Sylaj janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një automatik model 56, një maskë si dhe disa armë të ftohta me të cilat dyshohet se kryente grabitjen.

20-vjecari përfundoi në pranga pasi policia gjatë mëngjesit të sotëm finalizoi me sukses operacionin e koduar “Grabitësi i vetmuar”.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë “ si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve dhe municioneve luftarake “ parashikuar nga nenet 139 dhe 278/3 i Kodit Penal.
 
Vjedhjet e dyshuara nga Silvester Sylaj​:

1- Më 06.08.2015 Silvester Sylaj dyshohet se ka vjedhur me dhunë shtetasin me iniciale S.L, në ambjentet e furrës së bukës në rrugen “Irfan Tomini ”. 20 vjecari dyshohet se nën kërcënimin e armëve ka marrë shumën 40000 (dyzete mije lekë) të reja.

2- Ngjarje më datë 01.08.2015, tek “Ish Dogana” i ka bërë presion një dhe e ka kërcënuar me një sopat duke i vjedhur shumën prej 10.500 (dhjetë mijë e pesëqind) lekë të reja, si dhe aparatin e telefonit celular “Nokia”

3- Ngjarje më datë 06.09.2015, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur banesa e një shtetaseje, ku i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhu.
 
4- Ngjarje më datë 19.09.2015 në rrugën “Sokrat Miho”, i janë vjedhur pasqyrat dhe kasetofoni mjetit tip Benz me targë AA420ML.
 
5- Ngjarje më date 24.09.2015, në Yzberisht, është vjedhur një banesë ku kanë marrë 100.000 lekë.

6- Ngjarje më datë 20.08.2015, në rrugën “Teodor Keko”, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve të tipeve “Benc” me targa AA196EV, dhe AA265IU.

7- Ngjarje më datë 30.08.2015, në rrugën “Milto Sotir Gurra” Unaza e Re Tiranë, është vjedhur banesa një shtetasi ku janë marrë 400 mijë lekë.

8- Ngjarje më datë 14.02.2015 , në rrugën e Durrësit, është vjedhur nën kërcënimin e armës së zjarrit e dyshuar si pistolete nje shume perj 32.600 leke në një pikë lojrash fati “Lloto Sport “.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)