Debat në 'Studio Live' mes ekspertit të PL-së e Azgan Haklajt: Në Gjykatë rezulton grupi i Rithemelimit, jo PD! Monika i kërkoi Bashës 25 mandate

Përplasje e ashpër në ‘Studio Live’ mes Azgan Haklaj dhe Faik Bashës, teksa prekën disa tema më së pari për vulën e PD-së e më pas për pazaret me qeverinë.

Haklaj fillimisht theksoi për Arbër Hitajn se kemi të bëjmë me falsifikim nga Rithemelimi të titujve zyrtar. Sipas Haklaj me vendimin e Apelit është legjitimuar Rithemelimi me 22 bashkëkryetar dhe jo një PD me Berishën kryetar. Në këtë listë rezulton si bashkëkryetar edhe i ndjeri Bujar Nishani dhe i larguari Agron Shehaj.

'Ka prevaluar qëndrimi jonë për betejë shteruese në GJL. Beteja jonë do jetë shteruese. Do ta çojmë dhe ILD. Do përgatitemi për padi penale. Kemi përvetësim të titullit. Falsifikim dokumentash. Dosje 11 dhjetori dosje kriminale me disa autorë. Doli dokumenti, kush është kryetari i PD? 22 bashkëkryetar. Komisioni i Rithemelimit, i cili ka bërë zgjedhje, ka zgjedh Sali Berishën dhe ka vjedhur titullin zyrtar. Komisionit të Rithemelimit i ka skaduar afati pasi ka zgjedh Sali Berishën. Në gjykatë rezulton grupi i Rithemelimit. Anëtar apo bashkëkryetar i ndjeri Bujar Nishani, Agron Shehaj, Evi Kokalari.

Janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet në Himarë. KQZ tha partia e Berishës, nuk është kryetar Berisha. Përfaqësohet nga grupi i Rithemelimit. Akt i rëndë dhe dëshmon qartazi ujdinë e Berishës dhe Ramën dhe Ballukun për vulën. Tre gjyqtarët dëshmojnë qartazi se nuk e kanë hapur dosjen fare. Ka njerëz të vdekur. Berisha është i barabartë me Kokalarin. Ka mashtruar dy vite duke thënë kryetar i PD-së. Vendimi i Apelit ka rrëzuar vendimin e GJL. Ka krijuar një precedent të rrezikshëm. Ka rrëzuar administratën zgjedhore. Ky është vendimi i famshëm i gjyqtarëve të Apelit, për shkak të ujdisë së Berishës.'

Faik Basha u shpreh se çështja e vulës nuk është diçka serioze, teksa iu kthyer Haklajt se Lulzim Basha nuk bën bashkë dot as 22 veta.

'Nuk është çështje serioze. Gjithë hallkat e gjyqësorit i kanë mbaruar këto. Basha shiti zgjedhjet, shiti qytetarët dhe krijoi kaos. Kur doli opozita jashtë loje, Rama rrëmbeu gjithë institucionet e vendit. Lul Bashës i vdiqën 74 mijë anëtar. Kështu tha tek konferenca. Luli nuk i bën dot 22 veta.'

Ndërsa Haklaj zbuloi më tej se Monika Kryemadhi i kërkoi Bashës 25 mandate në zgjedhjet e 2021.

'I kërkoi Monika 25 mandate. Ata bën përpjekjet e veta se ndjeheshin më komod me Ramën. Tani po ricertifikohet Katovica 2. Kryetari fut listën preferenciali fituese dhe lista është kot. Herësi nga 1-0 mijë në 7 mijë, është antikushtetues. Vendimi i GJK është për ti hapur këta i mbyllin. Njerëzve fitues di ti japin ati bluzën Free Berisha dhe do ti çoj te SPAK.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Transferta në Conference League, Orges Shehi: Partizani synon kalimin, do ketë ndryshime në emra

Transferta në Conference League, Orges Shehi: Partizani synon kalimin, do ketë ndryshime në emra