Tiranë, arrestohet me emër të
rremë i kërkuari për plagosje

Tiranë, arrestohet me emër të<br />rremë i kërkuari për plagosje
TIRANË -  Forcat “Shqiponja” të Tiranës kanë arrestuar sot Simon Lekën, një 36-vjeçar nga Mirdita, që ishte arratisur nga Shqipëria pas një tentative vrasjeje.
 
I shpallur në kërkim nga policia, ai ishte largua nga vendi duke ndryshuar identitetin nga Simon në Lion, por, pas kthimit të tij, ra sot në pranga rastësisht gjatë një kontrolli rutinë.
  
Simon Leka akuzohet nga policia se në 31 gusht të këtij viti ka qëlluar me dy plumba 32-vjeçarin Erion Çoba në Allias. Vetë Çoba ka deklaruar se nuk kishte lidhje me këtë person, por sipas policisë, shkaku i tentativës për ta vrarë ishte një borxh i pashlyer prej 300 mijë lekësh që i kishte marrë Lekës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor