TIRANE - Forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë një nga dy personat, ndërsa është shpallur në kërkim, Zhenklaudjo Sallaku. Dy të rinjtë aksidentuan me motorr efektivin e policisë, pas tentativës së tyre për grabitje në zonën e ish-Bllokut. Ndërkaq vazhdojnë kërkimet për arrestimin edhe të të riut tjetër, i shpallur në kërkim gjatë mbrëmjes.
Dy të rinjtë përplasën efektivin e policisë në sheshin 'Avni Rustemi', në tentativën për t'ju larguar, pasi ndiqeshin nga forcat blu, sepse pak më parë kishin tentuar të grabisnin dy gra në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
ORA 00:14 POLICIA: JA KUSH ESHTE I SHPALLURI NE KERKIM
Policia e Tiranës në një njoftim të mesnatës, ka njoftuar se, ka shpallur në kërkim Zhenklaudjo Sallakun, 19 vjeç, i cili është autori i dyshuar i tentativës së grabitjes së tre grave dhe më pas i goditjes së dy punonjësve të policisë, të cilët janë përpjekur ta kapin atë.
Sipas njoftimit të policisë dy persona me kapuçë në kokë, me një motor ngjyrë të zi tentuan të grabitin me dhunë 3 gra në zonën e ish-bllokut në rrugën “Sami Frashëri” dje rreth orës 15:50.
TENTUAN TE GRABISNIN, AKSIDENTOJNE POLICIN DUKE U LARGUAR
Dy persona në një motorr kanë përplasur një efektiv të policisë së Komisariatit nr.1, në zonën e 'Pazarit të Ri' në Tiranë, pasi po ndiqeshin nga focat blu pas një tentative për të grabitur dy gra që sapo kishin dalë nga një dyqan në zonën e ish-Bllokut.
Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin tentuar të vidhnin dy gra që sapo kishin dalë nga një dyqan më parë në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ishin pikasur nga forcat blu të cilët ishin vënë në ndjekje të tyre duke ngritur edhe postbllok. Ndërkaq, efektivi i policisë në postobllokun e ngritur në sheshin 'Avni Rustemi', në tentativë për t’i ndaluar dy të rinjtë me motorr, janë përplasur duke mbetur i aksidentuar.
Mësohet se pas aksidentit personat janë larguar në këmbë, ndërsa efektivi i policisë është transportuar me një makinë të rastit për në spital. Nga informacionet paraprake efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Vendi ku u përpas efektivi i policisë pranë sheshit "Avni Rustemi",foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com