TIRANË – Një polici i bashkisë së kryeqytetit, Sh. Azumi, është arrestuar mbrëmjen e sotme, për korrupsion pasiv, pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria ka arritur të provojë se polici bashkiak i ka marrë një qytetari, 50 000 lekë për ta lejuar të ndërtojë një strehë druri mbi tarracën e tij.
Lidhur me arrestimin e punonjësit të saj, Bashkia e Tiranës është treguar bashkëpunuese duke shprehur "pa asnjë rezervë, punën e institucioneve të zbatimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit.
Në këtë përpjekje, Bashkia Tiranë ofron bashkëpunimin e saj të plotë dhe të gjithanshëm. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet absolut i Bashkisë Tiranë për realizimin e objektivave të saj, në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë,"- thuhet në një deklaratë të saj shpërndarë pas publikimit të lajmit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com