Një i ri është plagosur me armë zjarri këtë pasdite në kryeqytet. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Dejvis Rrustemaj, banues në Tiranë, nga Tropoja.
 
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, rreth orës 18:20.
 
Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur lehtë në këmbë.
 
Menjëherë i plagosuri është dërguar në S.Q.U për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
 
Sipas burimeve të policisë mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se i plagosuri është qëlluar nga një i panjohur i cili po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër.

Autorët lëviznin me një motor ngjyrë të zezë dhe skafandra në kokë. 
 
Sipas policisë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
 
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale ndërsa sipas policisë po hetohen dy pista të mundshme, ajo e të shkuarës së 26-vjeçarit dhe konflikte të mundshme të ditëve të fundit.
 
Hetimi për të shkuarën e të riut është ngritur pasi së bashku me një tjetër person në 2015 kanë kërcënuar me armë djalin e I.F për një çështje borxhi.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com