Tiranë, atentat pronarëve të
kazinosë, humb jetën Elvis Doçi

Tiranë, atentat pronarëve të<br />kazinosë, humb jetën Elvis Doçi
TIRANE - Humb jetën në spital njëri prej të plagosurve në atentatin e mbrëmshëm (23 tetor 2013) tek "Komuna e Parisit" në Tiranë.

Burime nga Qendra Kombëtare e Traumës i thanë sot në mëngjes gazetarit tonë të Shqiptarja.com e A1 Report, Granit Sokolaj se Elvis Doçi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe humbi jetën rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (24 tetor) ndërsa mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e kushëririt tjetër Ali Doçi. 

Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se Elvis Doçi, 35 vjeç pasi kishte mbërritur në spital. Ndërsa Ali Doçi ka marrë 3 plumba, një kokë, një në kraharor dhe një në kofshë.

Ndërkohë gazertari ynë Arsen Rusta informon sot në mëngjes se mendohet se viktima Elvis Doçi ka qenë objejktiv i atentatit. Krimi është klasifikuar si “vrasje me paramendim”.

ATENTATI
Dy kushërinjtë Ali dhe Elvis Doçi nga Tirana, pronarë të një kazinoje në Tiranë u plagosën rëndë në një pritë të organizuar nga një person i hipur në motor rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës (23 tetor 2013), kur të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinën e tyre tip 'Benz ML' me targa AA 777 FH, me ngjyrë të zezë.

Kanë mjaftuar disa sekonda qëndrim në semaforin e kryqëzimit para stadiumit “Selman Stërmasi” dhe sapo makina është nisur në zonë janë dëgjuar tre të shtëna me armë zjari.

elvis doci
(Foto: Automjeti tip 'Benz ML' i dy kushurinjve që iu bë pritë dhe viktima Elvis Doçi)

Dy metra larg semaforit mendohet se personi me motor i është afruar makinës dhe pasi ka nxjerrë armën ka qëlluar mbi pasagjerin, Elvisin. Më pas ka reaguar kushëriri i tij Ali Doçi i cili drejtonte mjetin, dhe është qëlluar mbi të. Automjeti ka hyrë në mes të kryqëzimit dhe më pas ka dalë nga korsia duke u përplasur me bordurën e trotuarit, kjo si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Më pas autori i krimit është larguar me shpejtësi me motoçikletë, duke hyrë në rrugicat e zonës. Sipas dëshmitarëve personi që ka qëlluar me armë zjari qëndronte prapa motoçikletës. Dy të plagosurit, janë dërguar me shpejtësi në spitalin Ushtarak, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

AUTORI U FIKSUA NGA KAMERAT E SIGURISE
Gazetari Arsen Rusta informon se ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurise së bizneseve. Autori mendohet se është një djalë i ri i moshës 22-23 vjeç me veshje sportive. Por fytyra nuk i dallohet mirë në filmime.

ENDE ASNJE ARRESTIM
Për arrestimin e autorit të krimit, policia e Tiranës ka ngritur me shpejtësi disa postoblloqe policore në zonën, afër vendit të krimit, por deri tani askush nuk është arrestuar.

Në vendgjarje policia gjeti vetëm 3 gëzhoja pistolete, ndërkohë që për të mësuar më shumë rreth identitetit dhe karakteristika të autorit, janë shoqëruar në policinë e Tiranës, disa persona të cilët janë marrë në pyetje gjatë mbrëmjes së djeshme dhe më pas janë lënë sërisht të lirë.

PISTA E HAKMARRJES
Gazetari Elton Qyno informon se sipas burimeve të policisë, ngjarja në fjalë mund të ketë ndodhur si hakmarje për një krim të ndodhur në vitin 2009 në Tiranës, dhe se tashmë kjo dosje është hapur nga policia e Tiranës për të mësuar rreth konflikteve të kushërinjve Ali dhe Elvis Doçi. Ditën e djeshme në vendgjarje ka shkuar dhe një prokuror i Tiranës, i cili ka asistuar në marrjen e provave material në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE PER VRASJEN
Ne oren 12:00 policia e Tiranes jep njoftimin zyrtar të vrasjes: Mbrëmë, në kryqëzimin e rrugës së “Komuna Parisit” në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Elvis Gëzim Doçi, 34 vjeç si dhe është plagosur shtetasi Ali Shkëlqim Doci, 18 vjeç.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor, i përbërë nga Ekspertë Kundër Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intesivisht për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje, me qëllim kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje, është konkluduar se, përgjatë momenteve të ngjarjes shtetasit, kanë qënë duke udhëtuar me automjet tip “Benz GL”, me targa AA 777 FH i drejtuar nga viktima, i cili si pasojë e plagëve të marrë ka gjetur vdekjen në spital si dhe është plagosur 18 vjecari A.Doci i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 10 copë gezhoja të kalibrit 9 mm. Materialet për këtë ngjarje i’u kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K. Penal.

Lajmi fillimisht u publikua në orën 22: 36 të 23 tetorit 2013, dhe më pas u përditësua në vazhdim

Redaksia Online
(sg/es/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre