TIRANE - Një i moshuar është përplasur rreth orës 08.45 minuta, pranë Bankës së Shqipërisë, nga autobusi i linjës Kinostudio-Kombinat.
I moshuirari rreth 70-vjeç, Shezai Kasaj, ka qenë duke kaluar në vizat e bardha në qendër të Tiranës, pranë Bankës së Shqipërisë, kur është përplasur nga autobusi.
Policia ka dërguar menjëherë të moshuarin ne Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dëmtimet të mëdha ka edhe në gjymtyrë, ndërsa është shoqëruar shoferi i autobusit me targa AA 951 GI. Nga hetimet e para rezulton, se fajtor për aksidentit mund të jetë autobusi, pasi udhëtari ndodhej në vizat e bardha, megjithatë, ngjarja po hetohet.
Një tjetër aksident ndodhi në mesditë, rreth orës 11.30, në rrugën Komuna e Parisit, po në kryeqytet, një autoveturë ka përplasur një grua të moshuar, duke i shkakruar fraktura në kokë. Sipas policisë, Lutfie Leka, 75 vjeçe, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga makina. Sipas policisë, e moshuara është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(Ne foto:Vendi ku ndodhi aksidenti, i rrethuar eshet vendi ku u hodh i moshuari pas perplasje nga autobusi)

(Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti, dhe autobusi qe perplasi te moshuarin)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Elbasan, kamioni humb kontrollin, vdes drejtuesi