TIRANE - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një efektivi të policisë është shënuar sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës ku një autobus i transportit publik në kryeqytet ka përplasur policin e komisariatit numër 2 Ilir Selimi, duke sjellë edhe plagosjen e tij.
Efektivi ishte në shërbim, dhe në momentin e aksidentit ka qenë jashtë automjetit të patrullës policore, kur është goditur nga autobusi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e autobusit. Ndërkohë efektivi i plagosur eshtë dërguar me urgjencë në spital, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com