TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës  01:10 të mesnatës në lagjen nr. 5 të kryeqytetit. Nga aksidenti mësohet se ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa AA 204 EG ku ka ngelur i plagosur dhe drejtuesi i tij, identiteti i drejtuesit të automjetit nuk bëhet ende i ditur.

Menjëherë sapo është njoftuar për aksidentin e ndodhur, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, duke shoqëruar dhe personin e lënduar për në spital.

Forcat e uniformave blu në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)