TIRANË - Ditëlindja e 14-të e gjeti jo mes shokësh apo familjes, por brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë. Ishte data 3 shkurt, dhe për të miturin kjo ditë shënoi jo vetëm një vit më shumë jete, por edhe arrestimin përfundimtar pas një serie të gjatë vjedhjesh të nisura prej vitesh.
Sipas policisë, gjatë dy viteve të fundit, 14-vjeçari dyshohet se ka kryer rreth 150 vjedhje, duke u kthyer në një emër të njohur për efektivët. Pas çdo episodi, ai shoqërohej në komisariat dhe pranonte autorësinë, por lirohej sërish, pasi ligji për të miturit nuk lejonte ndjekjen penale ndaj tij.
Edhe në ditën e ditëlindjes, nuk i shpëtoi skenarit të zakonshëm. Ai u ndalua si i dyshuar për katër vjedhje të kryera brenda së njëjtës ditë, të cilat i pranoi. Burime bëjnë me dije se i mituri prej afro tre vitesh ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe jetonte vetëm me njërin prej prindërve, pas divorcit të tyre.
Hetimet çuan më tej edhe te dy persona të rritur, të cilët dyshohet se e shfrytëzuan të miturin për qëllime kriminale. Agron Doçi, 48 vjeç, dhe Altin Hyseni, 41 vjeç, u arrestuan pasi akuzohen se e shtynë 14-vjeçarin të vidhte një motomjet në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Motori i vjedhur, sipas policisë, është përvetësuar më pas nga Altin Hyseni. Gjatë kontrollit të ushtruar në një garazh në pronësi të tij, Komisariati nr. 4 sekuestroi dy motomjete dhe pjesë motomjetesh, të dyshuara si të vjedhura.
Komente













150 vjedhje dhe perdorues narkotikesh dhe vazhdonin t'a lironin! Ketu ka deshtuar shteti,familja dhe sherbimet sociale dhe ligjet.Ketu ku jetojme jane denuar me burgime dhe 12 vjecare,kurse ne Shqiperi asnje ndjekje penale,bile asnje nderhyrje nga shteti qe t'a marre e t'a fuse ne nje institucion riedukimi per vjedhjet e rehabi nga drogat!
PërgjigjuOh ç’paska fjetur gjume policia!! Ai minireni kur paska bere 150 vjedhje, paska patur mundesi edhe t’ja beje ndonjerit te policise
Përgjigju