TIRANE -Hysen Biba, babai që hodhi mbrëmë foshnjën 3 ditore nga dritarja e katit të katërt e maternitetit “Koço Gliozheni” ka shfaqur shenjat e një destabiliteti të madh mendor. Ngjarja që shokoi mbarë opinionin publik ndodhi rreth orës 21:00 të së hënës (30 korrik).
Gjatë gjithë orëve të natës Hysen Biba është mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe është marrë në pyetje nga prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës.
Gazetari i Shqiptarja.com, Habjon Hasani informon se marrja në pyetje e 29 vjeçarin ka qenë formale, ndërkohë që autori ka shfaqur shenjat e një destabiliteti të madh mendor. Prokurorët e kanë pasur të pamundur të mësojnë nga ai motivin e vrasjes pasi tronditja dhe sjellja e autorit ka qenë e një personi që shfaqte shenjat e destabilitetit të madh mendor dhe deponimet nuk mund të merreshin për bazë.
Gjithashtu ende nuk mund të flitet saktë për motivin që mund ta ketë nxitur 29 vjeçarin të kryente këtë krim mbi foshnjën e tij. Ai ka pranuar se e ka kryer vrasjen por nuk ka dhënë motivin. Mbeten ende të paqarta nëse Hysen Biba, mund të ketë kryer krimin pasi kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës, qëndrimin për të mos pasur fëmijë, apo sepse ishte përfshirë nga një gjendje depresive e fortë.
MERREN NE PYETJE TE AFERMIT
Gjithashtu janë marrë në pyetje disa të afërm të autorit të cilët kanë konfirmuar se autori ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe se autori për gjatë gjithë javës së fundit ka pasur debate me bashkëshorten e vet, duke sjellë dhe shqetësime për mjekët.
FOSHNJA ISHTE DJALE, NENA NE GJENDJE SHOKU
Pavarësisht nga tentativat për ta mbajtur në jetë, mjekët nuk kanë arritur t’i shpëtonin jetën fëmijës së vogël, që mësohet se ishte i seksit mashkull. Gazetari i tv A1 Report, Arsen Rusta informoi sot se 29 vjeçari ka hedhur foshnjën nga dritarja e dhomës nr 5 në katin e katërt të maternitetit, në tarracën prej betoni të Qendrës për Kujdesin e Nënës dhe Fëmijës, (godina ngjitur me maternitetin). Nëna vazhdon të jetë në gjendje shoku,dhe gjendja e saj shëndetësore është rënduar së tepërmi pas kësaj ngjarjeje, ndërsa dy policë ndodhen pranë derës së dhomës ku ajo është e shtruar.Ajo është mbajtur gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme nën kontrollin special të mjekëve dhe të afërmve të saj. Prindërit e fëmijës janë një çift nga Kukësi që prej disa kohësh banonte në kryeqytet. Ka dëshmitarë që kanë parë skenën e krimit.
KRIMI
Ai ka qenë duke e mbajtur fëmijën në krahë dhe ka përfituar nga një moment kur e shoqja, Luljeta (28 vjeç), dhe e ëma e saj nuk e kanë pasur mendjen, ka marrë fëmijën nga krevati i vogël që ndodhej pranë shtratit të bashkëshortes dhe e ka hedhur nga dritarja. Mamitë e spitalin kanë treguar dje për TV A1Report se gjatë këtyre ditëve kanë vënë re grindje mes çiftit Biba, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme. 33 vjeçari, Hysen Biba, fillimisht i kishte ofenduar dhe ulëritur bashkëshortes së tij. Burime policore të cituara nga “Shqiptarja.com” informojnë se pasi kishte bërë krimin kishte kërcënuar të shoqen dhe kishte zbritur poshtë duke tentuar të largohej.
CIFTI NGA KUKËSI
Prindërit e fëmijës janë një çift nga Kukësi ndërsa mësohet se i ati i foshnjës vuante nga depresioni. “Gjendja e tij depresive dhe e degraduar mendore është konfirmuar edhe nga mjekët e spitalit, të cilët konfirmuan se e njihnin autorin prej javësh që kur shoqëronte për vizita të shoqen e tij. Biba kishte tipare agresiviteti dhe ishte shumë i paqëndrueshëm”, thanë burimet policore.
POLICIA: AUTORI U ARRESTUA 2 ORE PAS KRIMIT
Në një njoftim të publikuar sot paradite policia informon se “ rreth orës 21. 15 minuta pas një konflikti për motive të çastit, ka hedhur nga kati i 4 (katërt) i këtij spitali foshnjën e tij të lindur, në date 27.07.2012 dhe si pasojë e rënies nga lartësia foshnja ka gjetur vdekjen. Autori është arrestuar në flagrancë 2 orë pas krimit në Kamëz të Tiranës. Materialet proçeduriale parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë.
Lajmi fillimisht u publikua ne 21: 57 minuta dhe eshte në përditësim të vazhdueshëm.
Redaksia online
(sg/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO- Tragjedia e ndodhur mbreme