Tiranë, babai me 11 fëmijë apel
për punë: Dua të arsimoj fëmijët 

Tiranë, babai me 11 fëmijë apel<br />për punë: Dua të arsimoj fëmijët 
TIRANE-Gjithë çfarë kanë është një barake tek Bregu i Lumit në periferi të Tiranës, dhe komoditeti i vetëm ai kolltuk i shkatërruar ku luajnë me nënën ose babain.

Si ushqim u serviren ato mbeturina te paprekura nga qentë e macet që i sigurojnë pas gërmimeve në kazanët e plehrave para se t’i zbrazë makina e pastrimit e Bashkisë.

Kjo është familja 13 anëtarëshe e komunitetit rom, ku 11 janë fëmijë. Më i madhi vetëm 22 vjeç, më i vogli vetëm 2 vjeç. Kamera jonë hyn në baraken e sajuar me dërrasa, llamarina e kartona. Nëna sot nuk ndodhet në banesë, pasi ka të atin sëmurë, ndërsa babai 47 vjeç na tregon situatën ku ndodhet familja e tij.

Artan Kruja ankohet se nuk ka me se t’i ushqejë, dhe se prej vitesh vuan mungesën e një pune.

Ai thotë se dhe djali i madh që sot numëron 22 vjeç, i është bërë për krah pune, por nuk e ka një të tillë. Ja si e përshkruan Artani situatën ku ndodhet, në hapesirën që ata e quajnë shtëpi, ku mungon madje dhe uji.

“Unë merrem me një servis kompjuterësh që i gjejmë tek hekurat, i marrim dhe i shesim ditë të shtune aty ku kemi një Pazar tek nënstacioni i vjetër i themi ne. Marrim një asistencë prej 80-mijë lekësh të vjetra, ku 69 mijë lekë na vjen afrofeja e dritave. Ujin e mbushim tek komshia sepse s’ka ujë. Që në 1992 që kur kemi ardhur këtu kemi pas pirë ujë burimi. Janë 6 frymë të paktën dy të fusi të paktën të paguaj dritat dhe të fus ujin në shtëpi se për bukë ka sërish se kanë kazanët akoma, punojmë fshehtas. Dhe s’ka si të dali fëmija që është 22 vjeç, s’ka vende pune shteti, mos të na mbajnë në takime duke na thënë hajde tani dhe hajde pas një muaji. Çfarë janë këto takime, edhe në komunale për fshesë, duhet arsimi i lartë?”, tha kryefamiljari Kruja.
 
[gallery]21794[/gallery]
 
Paragjykimi racial, sipas tij vazhdon ti përndjekë dhe të mos ju japë mundësinë që të integrohen. Artani thote se do i mjaftonte edhe një punë si pastrues.
 
“I kam të edukuar, me sa kam pasur takat por nuk na marrin në punë. U bë 1 vit e gjysmë që Zyra e Punësimit i ka emrat e kalamajve për punë, dhe puna më elementare, jo se e kemi pasur traditë ne, por të pakten në komunale punonim në pastrim gjelbërimi. Nuk kam lënë institucion pa bredhur dhe më thonë do të marrim në telefon do të bëjmë telefon dhe kur shkojmë atje na thonë nuk kanë dalur emrat akoma, a mendon qeveria se ku do hamë ne, jam i vet i 17”, u shpreh Kruja.
 
Sigurisht që babai i 11 fëmijëve ka mllef për të gjitha qeveritë, se sipas tij, ajo që atij vetë dhe familjes së tij i duhet është puna dhe infrastruktura.
 
“Minimalja 15 mijë lekë, po nuk u futëm në punë ku do hash, duhet të dal me gjithë kalamajtë tek plehrat? 2 i kam në shkollë, 4 km larg janë. Të paktën një furgon nga shoqata ose shteti” tha kryefamiljari.
 
Ashtu siç edhe shprehet, shpesh është ndihmuar nga drejtues të njësisë administrative nr 8, por sipas tij, nuk mbahet shtëpia me miell hua.
 
“Bashkia e vogël na ka ndihmuar. zoti Erjon Xhafa e ka parë gjithë hallin dhe sistemin ku jemi ne të gjithë këtu. Nuk mbahet lagjja me ndihma sot dhe ndihma nesër, po s’më futët në punë është e kotë, edhe po të sjellësh 500 mijë lekë nuk bën hajër”, u shpreh Kruja.

Baba i 11 fëmijëve, ashtu si çdo prind kërkon mirërritjen dhe arsimin e fëmijëve të tij, për të cilën, jashtë mikrofonit shprehet se nuk do të lejojë asnjëherë që t'i martojë fëmijët në moshë minorene. 
"Dua t'i nxjerr ne jete. Neser te jene dikush, te mos vuajne si une sot", thotë ai me shpresen se apeli i tij në mikrofonin e Report Tv do të dëgjohet nga autoritetet përkatese.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund

Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund