Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vite burg shtetasin A. Visha nga Tirana, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, nga abuzimi seksual tek armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i dhunës fizike e psikologjike ndaj gruas dhe 5 fëmijëve të tij. Ai ka tentuar të abuzojë me vajzën 14-vjeçare po është ndaluar nga kjo e fundit. Më pas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Për këtë ngjarje, në shtator të 2019, A.Visha denoncohet nga i biri në polici duke e akuzuar se ka tentuar të abuzojë me motrën e tij si dhe ka dhunuar fizikisht me bishtin e sëpatës nënën e tij.
Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, i biri ka rrëfyer dhunën psikologjike dhe fizike që ati ushtronte ndaj gjithë anëtarëve të familjes. Madje ai i kërcënonte ata edhe më një pistoletë me mulli që e mbante pa leje. Dhuna fizike e psikologjike e përsëritur nga ana e autorit është pranuar edhe nga bashkëshortja e tij gjatë dëshmisë në polici, duke thënë se jo vetëm ajo, por dhe 5 fëmijët dhunoheshin në mënyrë sistematike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit shtator 2019, por është bërë publik si rast nga Gjykata e Tiranës vetëm pak ditë më parë. A.Visha është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e “Dhunës në familje”, “Ngacmimit seksual” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit", por për shkak të gjykimit të shkurtuar është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
Arrestimi i Vishës është kryer nga policia në 30 shtator 2019, ndërsa gjatë kontrollit të banesës policia ka gjetur dhe pistoletën, një revolver me mulli në gjendje të rregullt.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.6%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1348
Lajme të tjera
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
Vetem per armembajtje duhej te denohej me shume. Cfare eshte ky denim qesharak.
Përgjigju