Tiranë/ Banesa përfshihet për të disatën herë nga flakët! Dyshime se pronari e vendos vetë zjarrin

Foto ilustruese

TIRANË - Një banesë në rrugën e Dibrës në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Një person që ka qenë në banesë është evakuuar menjëherë.

Policia është lajmëruar menjëherë pasi ky është rast i përsëritur brenda pak javësh.

Dyshohet se pronari i shtëpisë e vendos vetë zjarrin në banesë, një ngjarje ende e paqartë.

Zjarrëfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve frenuar përhapjen e saj në banesat e tjera.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    10 vjet më pas, a është bërë drejtësi për ‘21 janarin’?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Greqi,  ratifikohet projektligji për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon