Tiranë, banorët ankohen për
godinën 8-katëshe pas tregut çam

Tiranë, banorët ankohen për<br />godinën 8-katëshe pas tregut çam
TIRANE- Një ndërtim 8-katësh, mbi një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë është kthyer në makthin e banorëve të lagjes "Shyqyri Bërxulli", në mes të Tiranës. Ndërtimi, i cili ndodhet pas tregut Çam, është pa leje dhe ka nisur të ngrihet në vitin 2010 në vend të një vile dykatëshe.

Pas ankesave të banorëve Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, në shkurt të vitit 2010 ka nxjerrë një vendim për prishjen e ndërtimit që ishte bazament pilotash. Ndërsa në korrik të 2011 Inspektoriati thotë se ndërtimi s’mund të prishet pasi rrezikon jetën e banorëve.

"Zbatimi i vendimit për prishjen e objektit bazament pilotash, ndaj subjektit Arben Nuriu, ju bëjmë me dije se nuk është bërë nga INU-ja, për arsye se prishja e këtij bazamenti do të sillte humbje qëndrueshmërie të truallit përreth, si rrjedhim edhe të objekteve përreth duke rrezikuar jetën e banorëve. Në këtë situatë ne po marrim masat për mbylljen e gropës", - është përgjigja që Florenc Hoxha, u ka kthyer këtyre banorëve.

Por punimet nuk u pezulluan asnjëherë dhe aktualisht godina ka 6-kate mbi tokë, dhe 2 kate nëntokë. Vetë Florenc Hoxha që në 2011 shprehej për prishjen e këtij objekti, në një shkresë tjetër që mban datën 28 tetor 2013, Kryeinspektori u thotë banorëve se do të merret masa e gjobës ndaj subjektit që po bën këtë ndërtim.

Përballë kësaj situate, banorët i janë drejtuar me anë të një peticioni edhe Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkojnë që të zbatohet ligji për ndërtimin e këtij objekti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi