TIRANË - Një furgon është batuar pas përplasjes me një mjet tip "Volswagen Polo" në zonën e Laprakës në rrugën “Dritan Hoxha”.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë disa persona.  Dëmtimet më të mëdha duket se i ka pësuar mjeti i batuar, me targa AA468GB, furgon mallrash, ndërsa mjeti tip "Volswagen Polo" me targa AA939JM ka dëmtime më të lehta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet lidhur me aksidentit. Sipas hetimeve paraprake rezulton se shkaktar i aksidentit është mjeti "Volswagen Polo" i cili dyshohet se nuk ka zbatuar semaforin.
Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se drejtuesit të mjetit “Golf” i hiqet leja e drejtimit.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)