TIRANE - Një pemë e vjetër ka rënë sot paradite në kryqëzimin mes rrugës së Durrësit dhe rrugës së Bogdanëve, në Tiranë, duke bllokuar për rreth 1 orë qarkullimin rrugor.
Ngjarja ndodhi pranë Ambasadës Polake, ndërsa u dëmtuan tre automjete të parkuara në afërsi të pemës. Dëmtimin më të rëndë e pësoi një makinë Renault, ndërsa një Benz dhe një Volkswagen patën vetëm dëme të vogla.
Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur, ndonëse vendngjarja normalisht është mjaft e trafikuar.
Dyshohet se shkak i rënies së pemës është mosha e vjetër e saj dhe kushtet në të cilat ishte braktisur.
Në momentin që ka rënë, pema e vjetër ka marrë me vete edhe një shtyllë të ndriçimit rrugor.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com