Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës

Apartamenti ku pak para mesnatës së të dielës shpërtheu një sasi tritoli në ballkon në katin e nëntë në Tiranë frekuentohej nga personazhe të njohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në të është parë të hyjë dhe dalë vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës, sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema.

Dyshohet se Bernard Sinomati bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Grupi hetimor dyshon se në momentin e shpërthimit, të dy kanë qenë brenda, por të jenë larguar menjëherë, dhe pasi kanë kaluar kaq orë, akoma nuk janë gjetur për t'u pyetur.

Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.

Ngjarja ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet janë se Bernardi të ketë qenë shënjestër në atë kohë.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Eksploziv banesës në katin e 9-të të një pallati, frekuentohej nga Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës! Policia gjeti sende personale dhe dokumente


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim