TIRANE - Një skandal është shënuar në një prej fakulteteve më me emër në Tiranë. Një student ka ushtruar dhunë mbi pedagogen e tij në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe është larguar në drejtim të paditur prej më shumë se 48 orësh, ndërsa e dhunuara ka bërë kallëzim në ambientet e komisariatit të Policisë dhe menjëherë policia është vënë në kërkim të të riut. Policia mban sekret motivin e sherrit mes pedagoges dhe studentit, por sipas të dhënave paraprake, gjithçka ka të bëjë me një provim ku dhunuesi ka rezultuar mbetës. Të dhënat sqarojnë se i riu ka pretenduar prej kohësh se pedagogia e kishte inat dhe nuk pranonte ta kalonte, e për pasojë rrezikonte t’i digjte fakultetin.

Policia
Një student 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar fizikisht një pedagoge. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se 24-vjeçari Aldo Cjapi është shpallur në kërkim, pasi vetë pedagogia me iniciale A.Z ka bërë kallëzimin penal ndaj këtij shtetasi. Pedagogia 28-vjeçare ka denoncuar studentin Aldo Cjapi, pasi sipas saj, ky i fundit e ka goditur me grushte e shkelma në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale ku ajo ushtron detyrën e saj.

Shkaqet pse 24-vjeçari Cjapi ka dhunuar pedagogen me iniciale A.Z nuk dihen ende, por mësohet se ai është student në fakultetin ku 28-vjeçarja jep mësim. Hetimet Pas dëshmisë së lënë në komisariat nga 28-vjeçarja e dhunuar, policia menjëherë ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin kur Cjapi ka ushtruar dhunë në fakultet ndaj gruas. Studentë dhe pjesë e stafit të fakultetit kanë rrëfyer të dhënat që kanë hedhur dritë mbi dhunën, ndërsa janë kërkuar edhe pamje filmike të ambienteve të brendshme ku ka ndodhur skandali. Studenti tashmë është në kërkim dhe mësohet se ndaj tij do të bie akuza e ushtrimit të dhunës dhe kanosjes.

Ngjarja
Një student ka ushtruar dhunë mbi një pedagogen e tij në ambientet e fakultetit ndërsa është larguar në drejtim të paditur prej më shumë se 48 orësh, ndërsa e dhunuara ka bërë kallëzim në ambientet e komisariatit të Policisë dhe menjëherë policia është vënë në kërkim të të riut.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 janar 2015

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)