Tiranë, djali i policit godet efektivin
në kokë për bllokimin e rrugës

Tiranë, djali i policit godet efektivin<br />në kokë për bllokimin e rrugës
TIRANË – Është sulmuar sot në mbrëmje një efektiv i Policisë Rrugore nga djali i një polici. Siç pretendohet nga i dëmtuari, sulmi është bërë me qytë pistolete në kokë, pas një debati për bllokimin e rrugës pranë konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Siç informon policia e kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur  teksa polici Gerald Agalliu, 23 vjeç, i cili në atë çast ka qenë jashtë shërbimit, pas një grindjeje të momentit është qëlluar nga djali i një polici, Rigert Kola, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ky i fundit është shoqëruar në komisariat dhe ka pohuar se e ka qëlluar policin, por jo me qytë.

I dëmtuari u dergua për mjekim në spital, dhe sipas mjekëve nuk ka dëmtime të rënda dhe aktualisht ka dalë nga spitali dhe është duke u pyetur në zyrat e Policisë për sqarime të rrethanave të ngjarjes.
 
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbime të Komisariatit të Policisë Nr.2, si dhe shërbime të tjera të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, të cilat siguruan vendngjarjen, morën informacion mbi autorin dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe brenda 10 minutash benë të mundur kapjen e autorit.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këte ngjarje po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj, por që paraprakisht dyshohet se motivi i ngjarjes është për motive banale lidhur me parkimin e një mjeti.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë