TIRANE- Një 46-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se ka vrarë gjatë mesnatës së të djelës babain e tij. Mësohet se viktima është Pirro Prifti, 82 vjeç. Burime nga polcia e Tiranës bëjnë me dije se autori i vrasjes është djali i tij Simon Prifti, 46 vjeç.
Po ashtu, mësohet se ky i fundit ka qenë person me të meta mendore që në moshën 16 vjeçare. Sipas banorëve të lagjes në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, mësohet se Simoni jetonte i vetëm me babain e tij, pasi nëna kishte ndërruar jetë disa kohë më parë. Po ashtu, sipas komshinjve, Simoni ishte djalë i vetëm i familjes Prifti, pasi ai nuk kishte motër ose vëlla.
Ngjarja
Mesnatën e së dielës, në lagjen në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, një 46 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij. Sipas policisë, viktima është Pirro Prifti, ndërsa djali i tij Simon Prifti. Po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se denoncimi në Komisariatin numër 4 të Tiranës është bërë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Mësohet se ka qenë fqinja e cila ka bërë denoncimin në polici, pasi baba e bir jetonin të vetëm në shtëpinë e tij.
Të pyetur nga Shqiptarja.com banorë të kësaj zone shprehen se 46 vjeçari, Simon Prifti kishte vite që ishte në një gjendje jo të mirë mendore, por babai i tij nuk kishte dashur ta shtronte në ambjentet e spitalit psikiatrik. Banorët shprehen se Simoni kishte studiuar për pikturë dhe nuk ishte diplomuar në kohën e duhur. Ishte pikërisht kjo edhe arsyeja pse 46 vjeçari nuk ishte në një gjendje të mirë mendore, pasi herë pas here kishte çrregullime dhe ishte i pavetëdijshëm në vprimet që ai bënte.
Rrëfimi i komshinjve
Të tronditur nga ngjarja se djali vret me thikë babain, komshinjtë shprehen se rreth orës 09:00 të mëngjesit të së hënës kanë parë 46 vjeçarin të dalë në lagje i mbuluar nga gjaku. Të shqetësuar nga pamja e tij, ata shprehen se menjëherë kanë hyrë në banesë dhe kanë parë trupin e pajetë të 82 vjeçarit Pirro Prifti të masakruar nga mes të shtëpisë.
Në pamundësi për të lajmëruar familjarë të tij, banorët shprehen se menjëherë kanë telefonuar në Komisariatin numër 4 dhe kanë denoncuar ngjarjen e ndodhur. Po sipas tyre, edhe vetë policia e ka pasur të vështirë të vërë në pranga 46 vjeçarin, pasi në ato momente nuk ishte në një gjendje të mirë mendore. Ndërkohë, sipas burimeve të policisë, në cilësinë e provës material janë sekuestruar një thikë dhe një kazmë.
Dëshmia, Nasibeja: Simoni tentoi të më vriste edhe mua pas babait të tij
“Më vuri duart në fyt dhe tentoi të më vriste edhe mua”. Ishin këto fjalët që një nga komshitë e Simon Priftit shprehu për Shqiptarja.com. Ishte pikërisht komshia, Nasibeja e cila kishte bërë edhe denoncimin në polici menjëherë pasi kishte parë 46 vjeçarin të endej nëpër lagje i mbuluar nga gjaku.
Gjithashtu, ajo tha se kishte pasur edhe disa herë të tjera përplasje me Simonin në moment kur ky i fundit nuk ishte në gjendje normale. E shqetësuar nga ky fakt, Nasibeja theksoi se Simoni gjatë kohës që ishte në gjendje normale, kujdesej i vetëm për babain e tij.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com