TIRANË - Përplasja mes banorëve të një banese në zonën e Brrakës dhe përmbarimit privat, ka ndodhur gjatë paradites së sotme.

Ngjarja është zhvilluar në një banesë në rrugën “Mine Peza”, pranë Prokurorisë së Tiranës.

Një nga banorët e një banese që duhet të lirohet nga përmbarimi privat, ka kërcënuar se do të vetëdigjet.

Në këtë pallat jetojnë disa familje rome dhe atyre u ka shkuar vendimi për tu larguar, pasi banesën do ta marrë ish-pronari.

Gjatë paradites së sotme, ata janë përballur me përmbaruesit privatë, si dhe kanë hedhur akuza ndaj shtetit, pasi nuk ka marrë asnjë masë për t'i ndihmuar.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)