Grabitje tek 'ish Blloku' në Tiranë/ Dy persona me motor i vjedhin taksistit çantën me para! Dëshmia e shoferit: Brenda ishin mbi 200 mijë euro! Do i linte në një bankë

Grabitje tek 'ish Blloku' në Tiranë/ Dy persona me motor i vjedhin taksistit çantën me para! Dëshmia e shoferit: Brenda ishin mbi 200 mijë euro! Do i linte në një bankë

Tirane- Një grabitje është shënuar sot pasdite në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash një shoferi taksie dhe më pas janë larguar. 

Taksti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, - siç pretendon shoferi - nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.

Dy autorët kanë qenë me skafandër në kokë duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. Hetuesit dyshojnë se autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer fiks xhamin kur paratë ishin në një çantë. 

Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchange dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen. Po kqyren dhe pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.

Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve shumë të afërt.

Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Lajmi ne perditesim...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta Rras Lala: 04/10/2024 17:55

    O lale paret i ka vjedh vet taksisti ku e dinin ata me Motor qē kishte pare Lala i taksis. Pastaj si transpotoin kta 200.000 me taksi ? ? ? Pun jevgjish e gjell qensh.

    Përgjigju
  • Vini: 04/10/2024 17:49

    Mirë t’i behet! Pse me taksi transportohen 200 mijë €? Vetem ne Shqiperi degjon te tilla gjera!

    Përgjigju
  • Antony: 04/10/2024 16:59

    Dy personat u larguan me motor sportiv ne drejtim te ish ekspozites dhe nga korsia e bicikletave kaluan ne uren e drurit mbi lane. Motor me targa italiane dhe pasagjeri ishte me maske silikoni

    Përgjigju
    • Kambisti: 04/10/2024 17:39

      Rrofsh. Paraqitu te terheqesh shumen e lekeve tek zyra.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vlora nën ujë/ Zjarrfikësit ndihmojnë një grua dhe një burrë! Kishin mbetur të bllokuar në farmaci e makinë

VIDEO/ Vlora nën ujë/ Zjarrfikësit ndihmojnë një grua dhe një burrë! Kishin mbetur të bllokuar në farmaci e makinë