TIRANË - Të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës në Shqipëri nuk do presin më në radhë të gjatë për të marrë shërbimin e tyre. Sipas drejtoreshës së QSUT Ogerta Manastirliu prej datës 1 tetor të këtij viti do të dyfishohet koha e shërbimit të kardiologjisë në repartin e hemodinamikës në QSUT.
“Ky shërbim do të ofrohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, duke lehtësuar shumë të gjithë pritjet e pacientëve të rasteve të emergjencës, por sigurisht dhe duke e shtuar numrin e rasteve që trajtohen dhe diagnostikohen sa i përket sëmundjeve koronare në Shqipëri.”- tha Drejtoresha e qendrës spitalore, Ogerta Manasterliu.
Kjo kohëzgjatje e shërbimit vjen e mundur edhe pasi buxheti për 2014 për shërbimin e homodinalikës është rritur me 40 %. Në fillim të nëntorit, sipas ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj do të bëhet efektiv investimi prej 400 mijë dollarë në kardiokirurgji, e cila do të pajisë këtë shërbim më pajisje bashkëkohore.
“Zëvendësimin e një angiografi, që është në QSUT prej 18 vjetësh, me blerjen e një angiografi që do të fillojmë ta vëmë në punë vitin e ardhshëm edhe në udhëheqjen profesionale të shërbimit përkatës në QSUT në spitalin rajonal të Shkodrës. Kemi filluar procedurat e punësimit për të vënë në punë deri në fund të tetorit ose fillim të nëntorit një angiograf i cili është prej 3 vjetësh ndodhet i paketuar në spitalin Shefqet Ndroqi.”- u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Përsa i përket personave që do të kryejnë procedura invazive , diagnostikime dhe terapi për sëmundjet koronare pritet të arrijë deri në 3000 brenda këtij vit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO