Tiranë- Dyshonte se shfrytëzohej për prostitucion/ I riu fut në kurth kushërirën 16-vjeçare (VIDEO-Kamera e fshehtë)

TIRANË- Dyshimi se mbahet peng për qëllime prostitucioni ka sjell në studion e ’’Pa gjurmë’’, kushëririn e një të miture nga Durrësi. Fatjoni (emër i vendosur nga redaksia) denoncon "live", në studion e emisionit ’’Pa Gjurmë’’  shfrytëzimin e të miturës, si punonjëse seksi nga disa persona, në disa nga zona të Tiranës, Durrësit dhe Shijakut. E mitura, kushërira e tij e parë është një 16 vjeçare, nënë edhe e një djali 1 vjeç e gjysmë.

Madje Fatjoni ka mundur që të mësojë më shumë për mënyrën e jetës, të detyruar që bën kushërira e tij, për shkak se është ende një minorene. Ai ka improvizuar një takim me një djalë, që është një shok i tij, të cilin e ka infiltruar për të realizuar një video, ku zbulohet puna që bën e mitura si punonjëse seksi, e cila pohon se ka dalë në rrugë për të punuar dhe se është nënë e një djali të vogël. Madje me këtë person të infiltruar bën edhe pazar. 

Zbardhja e videos
Djali: Çfarë  bëre, si kalove ? Po pret autobusin ?
Vajza: Po normale.
Djali: Hajde moj se të çon lali. Të çoj unë, ku do shkosh?
Vajza: Kam dal për punë nuk po pres autobusin
Djali: Sa vjeçe je, hajde ta marrim vesh tashi
Vajza: Hiç ja ça me bë, aman . S’më njeh njeri, tani kam dal
Djali: A ke fëmijë ?
Vajza: Po, një çun 1 vjeç e gjysmë
Djali: Sa e ke pazarin ?

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinisyi: 14/01/2020 08:35

    Nuk mbaro me kaq se mind the vi domumenta nga amerika she nva ruzia umniku

    Përgjigju
  • O tej: 13/01/2020 22:38

    I ha suma nuk ke cfar i ben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi