Policia e Tiranës është vënë në kërkim të dy personave të cilët akuzohen se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme shtëpinë e një gruaje të moshuar.
 
P.H. dhe S.H. falsifikuan dokumentet e pronësisë së banesës së L.K. duke e kaluar në emrin e tyre.
 
E moshuara është detyruar të largohet nga shtëpia.
 
Më pas ajo ka bërë denoncimin e dy falsifikatorëve në Policinë e Tiranës, të cilët kanë nisur menjëherë operacionin e arrestimit të tyre dhe Prokuroria ka nisur një hetim për rastin në fjalë.


Njoftim i Policisë

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.H. dhe S.H, të dy të moshës 58-vjeç dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar banesën e shtetases L.K, 64 vjeç, banuese në Tiranë.

Neni 186 i Kodit Penal.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com