TIRANË - Crossing, është filmi fiction që rrëmbeu çmimin e publikut në edicionit e 12 të Tirana Internacional film festival. Me autor nga Singapori Amos Ezra Katz, filmi tregon historinë e një fotografi, i cili për të marr pjesë në dasmën e të vëllait duhet të kaloj në një zonë nga Singapor drejt Malajzisë.

Mbrëmjen e kësaj të diel përfundoi festivali ndërkombëtar i filmit, ku u ndan çmimet për 6 kategoritë konkurruese në garë.

Ditari i ëndrrave, me autor 17-vjeçarin Xhuljo Joka, u vlerësua me çmimin filmi më i mirë shqiptar mes 19 prodhimeve shqiptare konkurruese në festival.

E pranishme ne ndarjen e çmimeve ministrja e kulturës Mirela kumbaro tha se filmi me metrazh të shkurtër është ai që e mban gjallë kinemanë, ndërsa shtoj më tej se Shqipëria nëpërmjet kulturës e ka zërin e saj evropian.

83 filma nga e gjithë bota dhe një kategori vetëm për prodhimet shqiptare u bën pjesë e garës të festivalit 7 ditor, i cili nisi siparin e tij më 3 nëntor. Pjesa më e madhe i filmave konkurrues i përkisnin kategorisë film me metrazh të shkurtër, por nuk mungonin edhe filmat me metrazh të gjatë, ata eksperimental, dokumentar, si dhe filma të animuar.

Festivali ndërkombëtar i filmit u çel më tre nëntor me filmin e restauruar “Tomka dhe shokët e tij” si homazh të regjisores Xhanfize Keko. Në edicionin e 12 të TIFF aplikuan rreth 5500 filma nga 107 vende të botës, ku prurjet u katërfishuan krahasuar me një vit më parë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)