TIRANE - Espertiza mjekoligjore në Tiranë do të bëjë analizën e zemrës së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli i cili u vra në burgun e Nigritas në Greqi pas torturave nga gardianët grekë.
Vendimi për analizën e zemrës së Karelit vjen pas kërkesës nga ana e Prokurorisë së Fierit. Po kjo Prokurori ka nisur procedimin penal për vrasjen e Ilia Karelit në Greqi.
I burgosuri shqiptar Kudret Kume ose i njohur në Greqi si Ilia Kareli u gjet i vrarë më 28 mars të këtij viti pas torturave ndaj tij, pasi kishte vrarë gardianin e burgut tre ditë më parë.
Vrasja e Karelit shkaktoi reagime të forta në Shqipëri, ndërsa drejtësia greke ende nuk ka dënuar asnjë nga gardianët të akuzuar për vrasjen e tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com