Tiranë, eksploziv makinës së
ndërtuesit, nisin hetimet

Tiranë, eksploziv makinës së<br />ndërtuesit, nisin hetimet
TIRANË – Shpërthimi i fuqishëm i cili tronditi kryeqytetit mbrëmjen  e djeshme, duke alarmuar uniformat blu, mbetet ende pa autor, ndërsa pistat kryesore të grupit hetimor janë ato të një konflikti për shkak të biznesit të ndërtimit apo motiveve banale.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit nga Laçi, Edmond Ndoji - pronari automjetit BMW dhe Arben Xhaferri, përdoruesi i mjetit - njëherazi dhe ndërtues, janë marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme dhe sot për të hedhur dritë mbi ngjarjen, por ende ata nuk kanë një dyshim konkret.

Nga hetimet paraprake rezulton se objektiv të ketë qenë personi i cili kish në përdorim automjetin, Arben Xhaferri, ndërsa vetë ky i fundit nuk ka raportuar apo denoncuar në polici ndonjë konflikt apo kërcënim të mëparshëm.

Ngjarja ndodhi në një parkim pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, kur një sasi eksplzivi e aktivizuar në distancë me celular ka shpërthyer në makinën tip BMW X6 me targa AA 888 DY duke dëmtuar pjesën e përparme të fuoristradës dhe një mjet tip audi.

Burime për "A1Report!" nga grupi hetimorë bënë me dije se pas administrimit të dëshmive të Ndoit dhe Xhaferrit kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët po merrje në pyetje, pasi ka dyshime të arsyeshme se ngjarja ka lidhje me biznesin e ndërtimit ku Xhaferri mund të ketë probleme e ku nuk përjashtohen as problemet ekonomike me borxhet.

Automjeti në të cilin u vendos eksplozivi rezulton në pronësi të Ndoit, i cili për hetuesit ka deklaruar se ja kish lënë në përdorim Xhaferrit, të njohurit të tij po nga qyteti i Laçit.
 
Edmond Ndoj
(Në foto: Vendi ku ndodhi shpërthimi i automjetit, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 21:55 të 23 shtatorit)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania