Tiranë-Elbasan nis punimet
Berisha: Opozita të pendohet
Duke vlerësuar si “një ndër rrugët më nevralgjike” dhe “dhuratë” e madhe për 100 që i bëhet shqiptarëve për 100 vjetorin e Pavarësisë, kryeministri ftoi opozitën të vizitojë rrugën si një akt pendese për energjinë negative që krijuan në Parlament duke tentuar të bllokojnë buxhetin. ( ne foto Berisha ne inaugurimin e tunelit Tirane- Elbasan)
ELBASAN- Kryeministri përuroi sot fillimin e punimeve të autostradës Tiranë- Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën me Tiranën por dhe me Shkupin e Maqedonisë. Duke vlerësuar si “një ndër rrugët më nevralgjike” dhe “dhuratë” e madhe për 100 që i bëhet shqiptarëve për 100 vjetorin e Pavarësisë, kryeministri ftoi opozitën të vizitojë rrugën si një akt pendese për energjinë negative që krijuan në Parlament duke tentuar të bllokojnë buxhetin.
“Ftoj opozitën në një vizitë kolektive, si një akt pendese, sepse pendesa është tipar i njeriut të qytetëruar. Ftoj të vijnë ta vizitojnë për ta kuptuar që çfarë energjie negative krijuan në Parlament kur votohej buxheti për këtë autostradë. Të gabosh është njerëzore por të mos korrigjohesh është marrëzi prandaj uroj dhe shpresoj që të pendohen për veprimin e tyre” tha Berisha.
Kryeministri vlerësoi se tuneli do të mbahet mend si si tuneli i 100-vjetorit të pavarësisë dhe se vazhdimi i ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Korçë është dëshmi i përformacës ekonomike të Shqipërisë, dhe “përgënjeshtrimi i lotëve të krokodilit që kollagjerët e zhvillimit derdhin çdo ditë”.
Zoti Berisha premtoi se këtë pranverë nis ndërtimi i rreth 1300 km rrugë në vend dhe se qeveria është e angazhuar që brenda këtij viti të nisë ndërtimin e tunelit të Qafë Murrizit.
Ndërkohë lideri socialist Edi Rama reagoi sot duke i cilësuar fjalët e Berishës si “shpifja e ditës”. Sipas Ramës, PS jo vetëm që nuk ka qenë kundër tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan, por “ka votuar në Parlament pro huasë për tunelin”.
Autostrada Tiranë- Elbasan së bashku me tuneli do të ketë gjatësi 31 km dhe do të lëvizet me një shpejtësi prej 120 km /h duke kursyer kështu të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria qendrore juglindore por edhe udhëtarëtve nga Shkupi, Struga, Tetova së paku 50 minuta, ndërsa transportit të rëndë mbi 1.5 orë udhëtim.
(im/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.2%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48