TIRANE- Eglantina Metani do të jetë në krye të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës. Metani u zgjodh pas konkursit të Ministrisë së Arsimit, për zgjedhjet e drejtorit të ri të kësaj drejtorie, ndërsa e pranishme ka qenë edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Gjatë aktivitetit, ministrja Nikolla tha se do të luftohet fenomeni i korrupsionit, si dhe vuti theksin tek transparenca e procesit. Ndërkaq, Nikolla tha se do të vijohet me reformat në sistemin e arsimit, duke pasur në fokus rritjen e cilësisë së arsimit.

“Do të ndërmarrim një seri reformash në arsim. Reformë do të ndërmerret edhe në provimet e maturës shtetërore. Janë rreth 214 drejtorë të shkollave të zgjedhur jashtë ligjit më përpara. Tani kjo do të ndryshojë. Në Janar kartë performance për cilësinë e shkollave”, tha ministrja Nikolla.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)