TIRANE- Flakët pëfshinë një banesë në rrugën ”Haki Stërmilli” në kombinat paraditen e sotme. Zjarri ra në një apartament në katin e tretë ku jetonte e vetme e moshuara Feride Malaj. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses nuk është mundur të shpëtohet 84 vjeçarja e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershmë nga flakët e zjarrit dhe asfiksia.

Mendohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga fërnella ngrohëse që përdorej nga e moshuara. 3 automjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë në kontroll falkët e zjarrit të cilat për pak moment kanë rrezikuar dhe banorët e tjerë, pasi çatitë e pallatit ishin prej druri dhe të amortizuara.

Pas ekzaminimit të vendngjarjes trupi i pajetë i Feride Malajt është dërguar në morgun e kryeqytetit ku pritet të tërhiqet nga të afërmit për të kryer ceremonin mortore.
Viktima e sotme është e treta brenda pak kohësh në kryeqytet për shkak të flakëve që përfshijnë banesat.

(ar/sg/shqiptarja.com)