TIRANE- Një turiste polake ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur te Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 13:50. turistja polake ka qenë duke kaluar rrugën tek vijat e bardha në momentin kur është përplasur nga një furgon me targa AA 776 EV.
Mësohet se në furgon ndodheshin nxënës shkolle, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pasi ka goditur turisten polake.
Turistja, një 52-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa dëmtimet e marra nga përplasja i kanë shkaktuar asaj hemorragji. Aktualisht ajo ndodhet në reanimacionin e spitalit të traumës ku po mbahet në vëzhgim nga mjekët.
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje. pas identifikimit është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit tip furgon.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO