Tiranë, "furtunë" në Rrugore
ndryshohen 80% e efektivëve
ndryshohen 80% e efektivëve">
TIRANE- Furtunë në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës. 80% e efektivëve të këtij komisariati janë ndryshuar. Ndërkohë që sot janë rekrutuar 60 efektivë të rinj të cilët janë marrë nga komisariatet e Tiranës.
Ndryshimet u bënë të ditura gjatë një takimi që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj zhvilluan sot rreth orës 14:00 në Komisariatin e Policisë Rrugore.
Ndryshimet kanë nisur që nga drejtuesit deri tek policët e thjeshtë të komisariatit të kësaj policie, e cila nga sot do të drejtohet nga Luan Shehu.
Efektivët e rinj morën udhëzime nga ministri Tahiraj dhe Burgaj për të bërë kujdes dhe të mos bëhen pre e korrupsionit, në një takim që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Nga sot efektivët të cilët janë larguar nga Policia Rrugore janë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ndaj disave ka nisur dhe procedim penal.
Me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është kryer një hetim për efektivët e kësaj drejtorie, ku janë gjetur me shkelje plot 77 policë dhe 11 oficerë.
(Në foto: Efektivët e larguar të policisë) Sipas rezultatit të hetimeve në 28 raste uniformat rrugore të Tiranës kanë rezultuar me shkelje administrative e deri në shpërdorim detyre.
(Në foto: Rekrutët e rinj të policisë) Gjithashtu në takimin me dyer të mbyllura me efektivët e rrugores ministri Tahiri ka urdhëruar edhe anulimin e tenderit për shërbim transporti karrotreci, dhe parking ruajtje automjetesh, pasi kontrata aktuale është gjetur me shkelje të shumta procedurale.
(FOTO/ Pandi Sulla, zv/drejtor i Policisë së Tiranës për Sigurinë dhe Rendin, Bernard Çaushaj, Drejtor i Policisë se Tiranës, Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, dhe Hysni Burgaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë)Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.2%
-
Jo
16.9%
-
Nuk e di
58.9%
Vota total: 10243
Lajme të tjera
-
U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime
2 Maj, 07:16
-
Kujdes në dashuri, koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme...çfarë thonë yjet për ju sot
2 Maj, 07:11
-
Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë
1 Maj, 22:57
-
Egla probleme me shëndetin, mund të largohet nga Big Brother Vip
1 Maj, 22:51
-
Lorenc Vangjel: Erion Veliaj fiton betejën me publikun! Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
1 Maj, 22:47
-
Shkolla 9-vjeçare 'Rilindja' e Kavajës, fituese e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe
1 Maj, 22:46
-
Sondazhi: Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina
1 Maj, 22:32
-
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
1 Maj, 22:09
-
Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete nga 20 shtete
1 Maj, 22:00
-
'Mëngjesit të 17 majit Kosova anëtarësohet në KiE', Vuçiç sfidon Amerikën: Unë rri dhe pi me Dodikun e sanksionuar
1 Maj, 21:55
-
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia
1 Maj, 21:39
-
Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara
1 Maj, 21:31