Tiranë, fyeu e dhunoi policin rrugor
pranga biznesmenit 34 vjeçar Gjuta

Tiranë, fyeu e dhunoi policin rrugor<br />pranga biznesmenit 34 vjeçar Gjuta
TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një biznesmen 34 vjeçar, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka ka dhe goditur për motive të dobëta punonjësin e policisë rrugore.
 
Në prangat e policisë ka rënë Vladimir Gjuta, banues në Tiranë, me arsim 8-klasë, dhe i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale

Sipas policisë, arrestimi i 34 vjecarit është bërë, sepse ditën e shtunë, në rrugën “Dervish Hima” në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë fyer, kërcënuar dhe goditur për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor shtetasin A.V.

Ditën e djeshme, policia ka ushtruar kontrolle në bizneset e tij,  për aktivitet të paligjshëm. Gjithçka ka nisur  pasi Gjuta ka kundërshtuar urdhrin e policit rrugor për kontroll të dokumentacionit të automjetit pas vendosjes së një gjobe për parkim të parkuar përballë kazinosë.
 
Ndërkaq, materialet në ngarkim të Gjutës i kanë kaluar organit të akuzës për verpime të mëtejshme proceduriale.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja