TIRANE- Një efektiv i Gardës është vetëplagosur pasditen e sotme. Mësohet se i riu është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT)
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit' informoi policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor bëhet e ditur se i riu ka qenë duke pastruar armën kur i është shkrepur pa dashje. Plumbi e ka kapur në dorë dhe në këmbë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)