TIRANE – Një fetus rreth 9-13 javëshe është gjetur e groposur në afërsi të Repartit 3700 tek ish-Kinostudio.

Sipas policisë së Tiranës, fetusi, i seksit mashkull është gjetur mëngjesin e 8 Korrikut, ndërsa dyshohet se është abortuar nga 23-vjeçarja me inicialet M.R lindur në Lezhë dhe banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprën penale të “Vrasja e foshnjës”, parashikuar nga neni 81 i K.P, në ngarkim të saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)